Interi është shumë pranë transferimit të super-mesfushorit të Velez Sarsfield, Ricky Alvarez, pasi besohet se zikaltrit kanë arritur marrëveshje të vlefshme prej 11 milionë eurosh me klubin argjentinas.
“Il Corriere dello Sport” shkruan se drejtuesit e Interit janë takuar me agjentin e Alvarez, ku besohet se tani është arritur marrëveshja edhe për detajet e kontratës, pasi zi-kaltrit arritën marrëveshje me Velezin.
Besohet se Alvarez ka rënë dakord që të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Interin, me përfitime prej 1.2 milionë euro në sezon, mirëpo kjo mund të bie në ujë nëse Arsenali i ofron kontratë më të mirë 23-vjeçarit.
Monday, 04 July 2011 18:05