Inter Milan është i gatshëm të ulë çmimin për Uesli Shnajder, i cili kërkohet me ngulm nga menaxheri i Mancester Junajtid, Aleks Ferguson.
Drejtori sportiv i Interit, Marko Branka, ka udhëtuar drejt Mançesterit për të negociuar me drejtuesit e Junajtid mbi shitjen e holandezit. Presidenti Masimo Morati e informoi agjentin e Shnajder, Soren Lerbi, se lojtari mund të largohet për 25 milionë euro.
Megjithatë, “Sportmediaset” thotë se Morati është i përgatitur të ulë çmimin e tij, pasi dihet se edhe dëshira e vetë lojtarit është të largohet nga punëdhënësit e tij aktual.
Inter ka identifikuar tashmë zëvendësuesin e tij dhe ai është pikërisht lojtari brazilian i Sao Paulo, Lukas, por nuk pritet ndonjë lëvizje konkrete derisa të ketë përfunduar shitja e holandezit. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 04 January 2012 14:00