Drejtuesit e Inter janë të vendosur për të rindërtuar një skuadër të madhe këtë verë dhe tashmë kanë bërë hapat e parë.
“Tuttosport” tregon se drejtuesit e Interit shohin italianët Pacini dhe Ranokia si gurët e themelit për ekipin ndërtimin e ekipit të ri.
Fushata e shitjeve do të fillojë me Uesli Shanjder, të cilit do t’i bashkohen disa nga “veteranët” si Stankoviç e Samuel, por edhe debutuesit zhgënjyes si Forlan e Kastanjos.
Lukas i Sao Paolo, Huan Kuadrado i Udinezes dhe Andre Shurle i Bajer Leverkusen janë në krye të listës së merkatos për zikaltërit.
Ndërkohë, Morati po mendon çfarë të bëjë me stolin e skuadrës pasi shihet qartë që Ranieri nuk është në nivelin e kërkuar.
“Gazzetta dello Sport” thotë se Vijas-Boas është në vendin e parë në listën e preferencave të Moratit për t’u emëruar trajneri i ri Interit, gjatë verës.
Morati gjithashtu është një tifoz i trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, por një përpjekje e mundshme për spanjollin varet nëse ai rinovon kontratën e tij në “Kamp Nou” apo jo.
Zikaltërit po shqyrtojnë edhe tre alternativat e tjera: Lorent Blank, Valter Maxarri dhe Françesko Guidolin. (LajmeShqip.com)
Thursday, 01 March 2012 15:21