Samuel Eto`o dhe Diego Milito i dhuruan trofeun e parë Interit në këtë sezon futbollistik, duke i shënuar golat në finale kundër Palermos, të cilën e fituan me rezultatin 3-1.
Dy golat e parë për Interin i shënoi Eto (në minutën e 26 dhe 76), kurse për Palermon ngushtoi rezultatin në 2:1, në minutën e 88, Munoz. Golin e fundit dhe atë përfundimtar e shënoi Diego Milito në fund të ndeshjes. Inter e ka fituar trofeun e parë për këtë sezon.
Adriano Boniauti, ish-portieri i Padovës dhe Juventusit, ka folur për Inter-Palermo në Radio Sport: “Inter është një ekip me potencial të madh, shkatërrues kur është mire. Palermo është një ekip me lojtarë të rinj dhe me një trajner nga më të mirët në Itali, siç është Delio Rossi. Nuk do të jetë e lehtë për Palermon, por ata do të mundohen t’i shfrytëzojnë gabimet e zikaltërve”.
Ndërsa rikthimi tek goli për Militon: “Unë jam i kënaqur, e kemi merituar për ta përfunduar me këtë titull, unë jam i kënaqur për rikthimin tek goli, ne jemi një grup i mahnitshëm dhe ne e meritojmë këtë trofe. Për fat të keq sezoni im nuk shkoi dhe aq mirë, filloi me një keqpërgatitje. Dy dëmtime më kanë çuar që unë të mos jem si vitin e kaluar, por unë jam i lumtur, gjithashtu, unë e falënderoj familjen time.
Unë larg Interit? Kurrë nuk e kam menduar këtë, të gjithë e dinë se unë jam mirë këtu, dua të bëj një sezon të madh me Interin. Unë do të qëndroj këtu”.
Edhe kapiteni Zanetti, me më shumë se 1000 ndeshje në Inter, pas mbarimit të ndeshjes deklaroi: “Një gëzim i madh për të gjithë tifozët, të cilët e meritojnë këtë trofe në fund të sezonit. Jam i dashuruar me Interin, është familja ime dhe këto gëzime nuk harrohen. Më shumë se 1000 ndeshje me Interin nuk mund t’i harrojmë, ne kemi treguar që nuk jemi të lodhur për të fituar dhe ky është trofeu i tretë i sezonit. Superkupa me Milanin? Ne e dimë se jemi të fortë, gjithashtu dhe Milani.
Monday, 30 May 2011 10:06