Kampioni në fuqi i Evropës, Inter, është turpëruar në shtëpi nga Shalke 04, ndërkohë që Reali i Madridit sikur e ka “vulosur” kualifikimin, që në ndeshjen e parë, në shtëpi, kundër londinezëve të Totenhemit.
Dy ndeshjet e para të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve përfunduan me këto rezultate: Inter – Shalke 2-5 dhe Real Madrid – Totenhem 4:0.
Nesër takohen Barcelona – Shakhtar dhe Chelsea – Manchester United. Kjo e fundit llogaritet si derbi anglez në Evropë i mbrëmjes së nesërme.
Nëse Barcelona e kalon Shkhtarin e Ukrainës, ndërkohë që Real Madridi veç është me një këmbë në fazën tjetër, atëherë në këtë muaj do ta kemi El Clasicon e radhës, derbin më të zjarrtë gjysëmfinal në Ligën e Kampionëve, Barcelona – Real Madrid.
Magjia e Ligës së Kampionëve po shënohet me befasi dhe plot gola. Së paku kështu ishte nata e sontme.
Nesër mbrëma yje nga pjesa tjetër e Evropës zbresin në fushën e blertë, me magjitë shtesë të këtij kompeticioni.
Tuesday, 05 April 2011 21:01