Pas deklarimit të trajnerit të Manchester United se vështirë është që të arrijnë ta transferojnë Ëesley Sneijderin, mediet angleze spekulojnë se holandezi po kërkohet nga Manchester City.
City është i gatshëm ta paguajë 228.000 funte në javë, shumë kjo që nuk refuzohet nga vetë lojtari.
Inter ka në shënjestër sulmuesin e Argjentinës, dhe pas dështimit të transferimit tek Corinthians, Inter po rishikon mundësinë e shkëmbimit.
Ekipi brazilian Corinthians është tërhequr nga bisedimet, pasi afati i transferimeve përfundon sot. Tentimi i ardhshëm mund të ndodhë në janar, nëse Tevez nuk ndryshon klub.
Të gjithë kanë qenë të bindur se Tevez do të kthehet në Barazil dhe se do të jetë përsëri pjesë e ekipit të Corinthians, mirëpo nga ky transferim nuk ka asjgë.
Klubi brazilian në ëeb-faqen e tij zyrtare ka deklruar se tërhiqet nga bisedimet pasi nuk ka kohë të mjaftueshme që të realizohet ky transferim. Corinthians ka deklaruar për tifozët se do të tentojë përsëri në afatin e janarit, mirëpo vihet në dyshim se a do të qëndrojë Tevez tek City deri në janar.
Deri më tani nuk ka asnjë klub që do të paguajë 45 milionë funte për ta blerë Tevezin, sa kërkon City.
Edhe tek City nuk dëshirojnë që Tevez të mbetet, pasi që dëshirojnë të blejnë Kun Agueron nga Atletico.
Wednesday, 20 July 2011 14:35