Inter nuk ka hequr dorë nga shpresat për një transferim të Kaka’së nga Real Madridi. Ata po përgatisin përpjekjen e fundit për të siguruar shërbimet e mesfushorit brazilian, thotë Marca.
Inter ka qenë prej kohësh i lidhur me 29-vjeçarin, i cili këmbëngulë se dëshiron të qëndrojë në Real Madrid, pasi ai është në kërkim të tregojë veten në krye me trajnerin Jose Mourinho dhe tifozët e klubit.
Megjithatë, ish-lojtari i Milanit tani mund të zgjedhë të largohet nga Santiago Bernabeu, pasi të gjithë e dinë se ai është duke qëndruar gjithnjë e më shumë në stol.
Kontrata aktuale e Kaka’së me Real Madridn shkon deri në verën e vitit 2015, por gjigantët e La Ligas mund të joshen nga paratë kesh, në qoftë se një ofertë rreth 30 milionë euro vjen në drejtimin e tyre.
Inter është i vendosur për ta sjellë Kaka’në në Milano, pasi që Samuel Eto’o pritet të përfundojë transferimin e tij në Anzhi Makhachkala shpejt dhe ata mund të vendosin t’i investojnë këto para në transferimin e lojtarit të Real Madridit.
Klubet të tilla si Milan dhe Paris Saint Germain kanë qenë, gjithashtu, të lidhur me ish-fituesin e Ballon d’Or, por pala franceze ka nënshkruar me Havier Pastoren nga Palermo, ndërkohë që trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, kohët e fundit nuk e ka përjashtuar një rikthim të Kaka’së në San Siro. (LajmeShqip.com)
Monday, 22 August 2011 13:16