Inter Milan është duke lëvizur shpejt në betejën për sulmuesin e Mançester Siti, Karlos Tevez.
Ndonëse të favorizuar nga vetë lojtari, drejtuesit e Sitit janë të zemëruar me zyrtarët e Milanit për sjelljen e tyre gjatë negociatave.
Edhe drejtori sportiv i Interit, Marko Branka ishte në Londër javën e kaluar dhe kishte biseduar mbi mundësinë e një marrëveshje për Tevez.
“Corriere dello Sport” raporton se një marrëveshje është afër. Siti kërkon 30 milionë euro ndërsa Branka këmbëngul se nuk do të ofrojë më shumë se 27 milionë.
Zyrtarët e Sitit thonë se ata janë të përgatitur për kompromis dhe do të ndihmojnë Interin duke rënë dakord që pagesa të bëhet për një periudhë afat-gjatë.
Në qoftë se ata pajtohen me Sitin, shefat e Inter janë të bindur se mund të negociojnë me Tevez dhe këshilltarin e tij, Kia Jorabçian, për t’i bindur ata të thyejnë marrëveshjen e tyre me Milanin. (LajmeShqip.com)
Monday, 09 January 2012 11:28