Inter Milan e ka ndërmend për të testuar vendosmërinë e Tottenhamit për Gareth Bale, më parë se të mbyllet tregu i verës.
Bosi Harry Redknapp, është i bindur se Bale nuk është për shitje, por uellsiani është një lojtar i preferuar i Interit dhe Massimo Morattit, i cili është i etur për të sjellë një emër të madh për tifozët në këtë verë.
“Telelombardia” thotë se trajneri i Interit, Gian Piero Gasperini, mbështetë idenë që ka nevojë për një anësor të ri për të bërë skemën e preferuar e tij.
Tottenhami kërkon të paktën 35 milionë funte për Bale dhe Moratti ka për qëllim për të ulur çmimin, duke përfshirë lojtarët në ofertën e tyre.
Diego Milito, Goran Pandev, Douglas Maicon dhe Philippe Coutinho të gjithë kanë qenë të përmendur në një përfshirje të mundshme. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 27 July 2011 16:09