Iniesta u pyet në lidhje me trajtimin e Ronaldos, që po merr nga tifozët kundërshtarë.
“Nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me atë, tifozët mendojnë dhe thonë, por Cristiano për mua është një lojtar i madh, ndër më të mirët në botë,” tha ai.
“Tani për tani, nuk ka dyshim se Messi është numër një,” shtoi Iniesta. “Këto gjëra nuk më bëjnë merak mua. Ajo që unë jam i shqetësuar është që të jem në nivelin tim më të mirë për Barcelonën, për të vazhduar e të fitojmë tituj.”
“Unë nuk luaj që të jem lojtari më i mirë në botë dhe unë nuk kujdesem nëse unë jam më i miri apo jo. Unë luaj futboll sepse është pasioni im, sepse unë jam në klubin më të mirë në botë dhe për shkak se kjo më bën të lumtur për të fituar tituj dhe t’i shoh njerëzit që janë të kënaqur me sukseset tona.” (LajmeShqip.com)
Saturday, 22 October 2011 10:17