Andres Iniesta lojtar i Barcelonës thotë se ngjarjet e neveritshme, gjatë gjysmëfinaleve të Champions League mes klubit të Barcelonës, kundër Real Madridit nuk do të ndikojnë në atmosferën mes lojtareve në kombëtaren e Spanjës.
Fituesit e Kupës Botërore 2010 do të luajnë ndeshjen e tyre të parë që nga përleshjet në Classico, në SHBA në një miqësore ndërkombëtare këtë te shtunë, dhe Iniesta ka deklaruar se pavarësisht disa ndjenjave të këqija në mesin e yjeve nëpër dy ndeshjet shumë të ngarkuara, lojtarët janë të fokusuar në dhënien e më të mirës për kombëtaren.
Ai deklaroi për mediet: ”Nuk ka probleme dhe në qoftë se dikush ka ndonjë kundërshtim, por unë shpresoj se ata do të thonë kështu si unë, por unë nuk mund të them më shumë, sepse unë nuk kam pasur një lloj të tillë qëndrimi. Ne jemi me ekipin kombëtar dhe tani të gjithë kanë të njëjtin objektiv këtu. Disa gjëra të shëmtuara kane ndodhur, por të gjithë duhet të bëjnë atë që ata mendojnë se është në interesin e tyre më të mirë.”
Thursday, 02 June 2011 14:44