Andres Iniesta është i sigurt se gjesti i Pepe ndaj Mesit në Klasike duhet të marrë medoemos një ndëshkim dhe se komisionet disiplinore duhet të shpreheshin mbi këtë çështje.
“Ka komisione dhe njerëz që punojnë për këto gjëra. Vendimi i klubit tonë për të mos bërë një ankesë bazohet mbi faktin që pamjet janë të pakundërshtueshme. Më duket shumë e vështirë që një veprim i tillë të kalojë pa asgjë”, u shpreh ai.
Sipas Iniestës, nuk ka asnjë krizë brenda klubit madrilen, i cili është në pozita mjaft të favorshme. “Unë kam përjetuar situata aspak të favorshme, por Reali i Madridit është lider në kampionat, është i kualifikuar në Ligën e Kampioneve dhe ka mundësi kualifikimi në Kupën e Mbretit. Nuk mund të them më shumë se sa shoh nga jashtë, por nga jashtë situata e tyre duket perfekte. Rivaliteti ynë? Viti i kaluar ishte shumë i tensionuar dhe gjërat e kaluan limitin. Këtë vit gjithçka shkoi në rrjedhën e duhur”, deklaroi mesfushori.
Ai nuk mund të mos fliste edhe për trajnerin Guardiola, i cili pritet të rinovojë kontratën e tij, duke e cilësuar vendimtar në ecurinë e ekipit. “Të gjithë përfitojmë nga trajneri çdo ditë. Ajo që vlerësoj më shumë të ai është shtysa që i jep lojtarëve për të qenë sa më krijues në fushë”. (LajmeShqip.com)
Monday, 23 January 2012 16:15