Portieri dhe kapiteni i Real Madridit, i cili është edhe kapiten i kombëtares do të jetë në pushim për përplasjen me Skocinë, të martën, do të thotë se ai do të bëjë histori në ndeshjen tjetër, në Wembley, në një miqësore në nëntor kundër Anglisë, ku do ta barazojë rekordin e Andoni Zubizaretas, si portier i kombëtares.
Iker Casillas do të duhet të presë ndeshjen 126 për të barazuar Andoni Zubizarretan, në kombëtaren e Spanjës, dhe Vicente del Bosque ka vendosur për ta pushuar kapitenin për përplasjen të së martës me Skocinë, raporton Marca.
Casillas bëri debutimin e tij ndërkombëtar të moshës 19-vjeç në vitin 2000, dhe shumë shpejt zuri vendin e tij në kombëtare. Tani është edhe kapiten si dhe ka fituar edhe titullin e Evropës edhe të Botës me Spanjën.
“Personalisht, është e veçantë të shoh përsëri veten pas 11 viteve, dhe kjo është shumë e dobishme. Çdo trajner më ka mbështetur mua, dhe unë u jam mirënjohës”, tha Casillas në arritjen e momentit historik.
Rekordin e tij në nivelin ndërkombëtar është bërë edhe më mbresëlënëse nga fakti që Spanja ka pranuar vetëm 73 gola në ndeshje 125 ndeshje, në krahasim me 99 Zubizarreta.
Administruesi tani duket se këtë do ta festojë në Wembley kundër Anglisë në nëntor. (LajmeShqip.com)
Monday, 10 October 2011 20:47