Juventusi është jashtë Evropës. Barazimi i marr kundër Napolit nuk mjafton dhe kështu që bardhe-zinjtë do të jenë të impenjuar vetëm në kampionat dhe kupë Italie. Sfida me napoletanët ishte ndeshja e përshëndetjes së Del Neri-t, që pas pak ditësh do të zëvendësohet nga Antonio Conte:
“Unë tek Atalanta? përgjigjet tashmë ish-tekniku juventin Jo, tani do të shkoj tek Ishujt Maldive. Ishte një viti shumë i ndërlikuar, me një fillim të caktuar, pastaj erdhën vështirësitë. Është normale që të paguajë trajneri sepse është ai që drejton. Nevojitej më shumë kohë sepse nuk është e mundur të ndryshosh dhe të fitosh menjëherë. Shpresoj që kjo të mund të jetë për mua një eksperiencë pozitive. Me mendjen më të qetë do të kishim arritur objektiva të mëdha”
Ndërsa flet Alex Del Piero për mikrofonat e Juventus Channel pas barazimit 2-2 me Napolin për javën e fundit të Serie A.
Alessandro cilat kanë qenë sipas jush gjërat pozitive dhe negative të këtij sezoni?
Është pak pyetje e gjatë. Sigurisht që rezultatet kanë kushtëzuar punën tonë sepse futbolli është kështu dhe s’kemi ç’të shtojmë. Kusht do të fillojë sezonin e ardhshëm tek Juventus duhet të ketë vullnetin dhe bindjen e madhe për dhënë maksimumin sepse nuk duhet të përfundojmë më sezone negative si ky
Shkojmë tek stadiumi i ri. Le të rrisim shtyllat e stadiumit të ri sepse ju sot i keni goditur shumë mirë. Një mendim edhe për ndeshjen ndaj Manchester-t: ti do ndjesh veçanërisht, duke qenë shumë i lidhur me atë stadium ku ke dhuruar paraqitje të mrekullueshme.
Po do të jetë një miqësore e bukur, që do të nderojë një kampion si Neville, që ka dhënë shumë për ekipin e tij, një skuadër e lavdishme, që ka arritur rekorde kampionatesh në Angli dhe që është prej vitesh lider në Evrope. Pa harruar stadiumin e mrekullueshëm. Shpresojmë që të shijojmë, të paktën atë mbrëmje. Për sa i përket diskutimit të shtyllave, nuk e di a mund të bëhet gjë. Do të jetë më mirë sikur të stërvitem që t’i godas më poshtë.
Agjenti i lojtarit të Lyonit, Michel Bastos ka thënë se klienti i tij do të transferohet te Zonja e Vjetër shumë shpejt pasi vetë Bastos është shprehur për një largim të till drejt Italisë.
“Ky është një lajm i mirë në këtë pikë, unë mendoj se Bastos do të bëhet lojtari i Juventusit. Në dhjetë ditët e ardhshme do të ketë të re rreth këtij transferimi”, tha agjenti i lojtarit për Sportmediaset.
Monday, 23 May 2011 09:08