Suedezi u kthye nga një tërheqje muskulore në kofshë, nw fitoren kundër Viktoria Plzen, ku Milan fitoi me rezultat 2-0. Ibrahimoviç shënoj një gol dhe krijoi golin tjetër, të shënuar nga Cassano.
“Ishte një fitore shumë e rëndësishme dhe, mbi të gjitha, goli im i parë që nga lëndimi”, ka thënë Ibra për Gazzetta dello Sport.
“Unë jam ndjerë mirë dhe shpresoj që të jem mirë edhe të dielën. Kam luajtur gjatë gjithë lojës dhe nuk ndjej ndonjë problem.”
“Ndeshja e të dielës mbrëma me Juven, klubin tim të vjetër, do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të shkojmë në Torino për fitore”, tha Ibra. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 September 2011 12:15