Zlatan Ibrahimovic – Cristiano Ronaldo ndeshen sonte në duelin mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid. Por, ky mund të jetë një takim i së tashmes me të ardhmen.
Paris Saint-Germain dhe Real Madrid ndeshen sonte në Parc des Princes në duelin e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Por, vëmendja më e madhe do të jetë tek Zlatan Ibrahimovic e Cristiano Ronaldo si dy futbollistët kryesorë të skuadrave përkatëse. Mirëpo, mund të jetë një sfidë mes të tashmes dhe të ardhmes.
Ibrahimovic ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në PSG. Kurse, kampioni i Ligue 1 për pasardhës të tij kërkon pikërisht Ronaldon. Reprezentuesi portugez ka edhe tri vjet në kontratën e tij në Santiago Bernabeu.
Por, PSG do të bëjë maksimumin ër ta blerë në verën e vitit të ardhshëm.
Wednesday, 21 October 2015 12:04