Zlatan Ibrahimovic ka rezervuar shesin kryesor në Malmo në mënyrë që të ndiqet ndeshja kundër Paris Saint-Germain në ekranë të mëdhenj.
Zlatan Ibrahimovic ka bërë të ditur se ka rezervuar shesin kryesor në Malmo në mënyrë që të ndiqet ndeshja kundër Paris Saint-Germain në ekranë të mëdhenj.
33-vjeçari do të rikthehet tek ish skuadra e tij, të cilën e mposhti 2:0 në duelin e tyre të parë në kuadër të Ligës së Kampionëve në mesjavë.
Por, ai tashmë ka bërë gati planin për ndeshjen e kthimit në Suedi.
“E kam thënë më parë se ndeshja do të dëgjohet anembanë Malmos. Tani jam përkujdesut që mbarë Malmo të jetë në gjendje ta shikoj ndeshjen”, shkroi Ibrahimovic në Facebook.
“E kam rezervuar shesin kryesor për ndeshjen dhe të gjithë jeni të mirëseardhur. Befasi të tjera ju presin në atë ditë. Unë jam rrugës…”, shtoi ai.
Saturday, 19 September 2015 12:25