|
|
Thursday, 15 November 2012 00:23 Zlatan Ibrahimoviç ka qenë protagonisti absolut i miqësoreve të luajtura të mërkurën në darkë, pasi me katër golat e tij ka arritur të ndihmojë Suedinë për të marrë një sukses 4-2 ndaj Anglisë. Ndonëse miqtë kanë udhëhequr për pjesën më të madhe të ndeshjes falë golave të Uellbek dhe Kaulker, shtatlarti suedez ka shënuar 3 herë në 15 minutat e fundit të takimit, për të përmbysur rezultatin nga 1-2 në 4-2. Për më tepër, goli i tij i katërt, i shënuar me roveshatë nga 30 metra, mund të jetë një ndër golat më spektakolarë të vitit 2012.
Në takimet e tjera të skuadrave të mëdha, bie në sy fitorja e Francës në fushën e Italisë, ku Valbuena e Gomis kanë përmbysur avantazhin e El Sharauit. Ka përfunduar pa gola supersfida tjetër, ajo mes Holandës dhe Gjermanisë, ashtu si është mbyllur me rrjeta të paprekura ndeshja mes Arabisë Sauditë dhe Argjentinës, surpriza e kësaj mbrëmje.
Golat shqiptarë të kësaj nate miqësoresh kanë qenë ato të Shaqirit në suksesin 2-1 të Zvicrës ndaj Tunizisë, të Përparim Hetemajt në fitoren 3-0 të Finlandës në Qipro dhe të Ibraimit në suksesin 3-2 të Maqedonisë ndaj Sllovenisë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet e miqësoreve
Koreja e Jugut-Australi 1-2
12’ Dong-Gok Li / 44’ Rukavitsia, 88’ Kornthueit
Rusi-SHBA 2-2
9’ Smolov, 84’ (p) Shirokov / 76’ Bredli, 90’ Diskerud
Bullgari-Ukrainë 0-1
34’ Kuçer
Çeki-Sllovaki 3-0
3’, 6’ Lafata, 72’ Doçkal
Arabi-Saudite-Argjentinë 0-0
Tunizi-Zvicër 1-2
59’ Harbaui / 39’ Derdiok, 90’ Shaqiri
Rumani-Belgjikë 2-1
32’ Maksim, 66’ (p) Torje / 23’ Benteke
Kili-Serbi 1-3
87’ Henrikez / 23’ Markoviç, 48’ Gjorgjeviç, 59’ Gjuriçiç
Turqi-Danimarkë 1-1
69’ Erdinç / 65’ (p) Bendtner
Luksemburg-Skoci 1-2
47’ Gerson / 11’, 23’ Rouds
Holandë-Gjermani 0-0
Suedi-Angli 4-2
20’, 78’, 84’, 90’ Ibrahimoviç / 35’ Uellbek, 38’ Kaulker
Hungari-Norvegji 0-2
39’ Nilsen, 79’ Abdellaue
Austri-Bregu i Fildishtë 0-3
44’ Ja Konan, 61’ Drogba, 76’ Traore
Gabon-Portugali 2-2
33’ (p) Madinda, 69’ (p) Poko / 35’ (p) Pizi, 60’ Hugo Almeida
Irlandë-Greqi 0-1
29’ Holebas
Poloni-Uruguai 1-3
64’ Obraniak / 22’ (ag) Klik, 34’ Kavani, 66’ Suarez
Itali-Francë 1-2
35’ El Sharaui / 37’ Valbuena, 67’ Gomis
Kinë-Zelandë e Re 1-1
32’ Peng / 44’ Ud
Gjeorgji-Egjipt 0-0
Armeni-Lituani 4-2
7’ Manuçarian, 50’ Mkrtçian, 55’ Mkhitarian, 72’ Ozbiliz / 66’ Çvedukas, 83’ (p) Rimkeviçius
EBA-Estoni 2-1
31’ (p) Al Kamali, 70’ Mabkhut / 45’ Ahjupera
Qipro-Finlandë 0-3
15’ Puki, 29’ (p) P. Hetemaj, 85’ Kolehmainen
Maqedoni-Slloveni 3-2
27’ Tasevski, 41’ Jahoviç, 51’ Ibraimi / 49’, 64’ Peçnik
Algjeri-Bosnje Hercegovinë 0-1
90’ Svraka
Lihtenshtejn-Malta 0-1
38’ Karuana
Afrikë e Jugut-Zambia 0-1
64’ Mbesuma
Andorra-Islandë 0-2
15’ Gudmundson, 69’ Sigurjonson
Izrael-Bjellorusi 1-2
19’ Damari / 45’ Kisliak, 46’ Balanoviç
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »