Sulmuesi shtatlartë i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka lëshuar një deklaratë trishtuese për tifozët e kuqezinjve dhe të futbollit në përgjithësi.
“Futbolli nuk më djeg brenda si njëherë e një kohë”. Fraza të rënda këto që “Ibrakadabra” siç e quajnë futbollistin milanistët, i ka lëshuar gjatë grumbullimit me kombëtaren suedeze.
Sulmuesi lëshon kështu sinjale lamtumirë, jo për Milanin sesa për futbollin në tërësi. “Kur isha i ri çdo gjë rrotullohej rreth futbollit, tani ndjehem i lodhur dhe ju siguroj se nuk do të më shikoni duke vrapuar me flokët e thinjura në fushë”-shprehet më tej Ibra.
Po çfarë e mundon suedezin me origjinë boshnjake?…”Pamundësia fizik”-thotë ai.
“Dikur kur isha i ri e godisja topin nga 40 metra edhe nëse isha i dëmtuar, ndërsa tani më duhet të bëj shumë parapërgatitje për ta bërë një gjë të tillë. Po plakem!…”.
Ibra nuk po bën shaka me këto deklarata, këtë e garanton vetë dhe thotë se do të tërhiqet kur të jetë në maksimumin e tij.
Një tjetër lamtumirë e trishtueshme do të ishte kjo, ashtu sikundër milanistët e përjetuan me largimin e Marco van Basten në moshën 27 vjeçare nga futbolli. Të gjithë kuqezinjtë tashmë kanë vetëm kërkesë. “Jepi Ibra, edhe pak!…”.
Wednesday, 05 October 2011 13:15