Zlatan Ibrahimoviç ka ftuar Devid Bekam që t’i bashkohet PSZH sapo të mbarojë kampionati amerikan, pasi me sa duket ekipi francez nuk do ta refuzonte mundësinë për të patur në gjirin e vet ish-kapitenin e përfaqësueses angleze.
“Ai me siguri do të ketë oferta mjaft interesante, por nëse dëshiron trofe, Parisi është vendi i duhur”, ishte ftesa e Ibrahimoviç ndaj lojtarit që deklaroi pak ditë më parë se ishte gati për një aventurë të fundit në karrierën e tij si futbollist.
“Këtu te ne ka një projekt interesant. Mund të fitojmë Ligën e Kampioneve brenda dy sezonesh, sapo skuadra të jetë konsoliduar më mirë”, ishte shpjegimi që Ibra i bëri ftesës së tij ndaj lojtarit anglez.
Tani është në dorën e Bekam të zgjedhë të ardhmen e tij, duke parë se ofertat nga e gjithë bota nuk mungojnë. Nëse më parë për të interesoheshin ekipet amerikane, kineze dhe australiane, tani kanë filluar të vijën edhe ofertat e para serioze nga Evropa, ku PSZH i bashkohet në listë emrave të tjerë të njohur si Totenhem e QPR që do të ishin gati të kthenin lojtarin në Angli. (LajmeShqip.com)
Monday, 26 November 2012 14:29