Zlatan Ibrahimoviç ka treguar si zakonisht nëpërmjet gazetës suedeze “Aftonbladet” se si është ndjerë pas ndeshjes Milan-Novara, kur të gjithë tifozët e pranishëm në “San Siro” kanë përshëndetur disa nga futbollistët më legjendarë të kuqezinjve.
“Tani që përfundoi kampionati do të bëj disa ditë pushim dhe më pas do të filloj të mendoj për Evropianin. Ndjehem mirë. Por më parë, kur isha në fushën e lojës dhe shihja shokët e mi të përshëndetnin tifozët, kam qarë edhe unë”.
“Ky ishte një moment i trishtueshëm. Janë djem të mbarë që kanë patur një karrierë të madhe të Milani. Kjo shihet nga sa shumë i dashuron publiku dhe mendoj se ndjenjat kundrejt tyre janë rritur në ditët para kësaj ndeshje. Edhe unë kisha lot në sy”.
“Jam shumë i lumtur për Pipo Inzagin pasi arriti të shënonte gol në ndeshjen e tij të fundit me Milanin, që ishte e 300 me këtë skuadër. Ka qenë një moment sa i bukur, aq edhe mizor. Unë në atë çaste u rrëqetha”, ishin fjalët e sulmuesit suedez që fitoi “Këpucën e Artë” të kampionatit italian. (LajmeShqip.com)
Monday, 14 May 2012 16:15