Sulmuesi i Paris Sent Zhërmen, Zlatan Ibrahimoviç, ka deklaruar se është kundër idesë që Lionel Mesi të fitojë për herë të katërt “Topin e Artë”. Ylli i Barcelonës, i cili ka marrë këtë trofe në tre vitet e fundit, është finalist edhe i këtij edicioni, përkrah Andres Iniesta dhe Kristiano Ronaldo.
Ibrahimoviç, një prej 23 lojtarëve të listës së madhe dhe kapiten i Suedisë, ka bërë të qartë që vota e tij nuk shkon për argjentinasin.
“Sa herë e ka fituar Mesi këtë trofe? Dy, tre?”, ishte komenti i tij për “Telefoot”. “Nëse juria dëshiron të jetë pak më e drejtë, ata duhet t’ia japin dikujt tjetër këtë trofe këtë radhë”. (LajmeShqip.com)
Sunday, 02 December 2012 17:53