Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, me siguri se do të mbetet edhe më tej në “San Siro”.
“A do të mbetem tek Milan? Po, natyrisht. Besoj në këtë projekt. “Scudetto” në këtë sezon është një hap drejt suksesit”, ka thënë Ibrahimoviq.
Siç shkruan Daily Star, Milan ka përgatitur t’i ofrojë Chelseat 11 milionë funte për sulmuesin nga Bregu i fildishtë, Didier Drogba.
Zv/presidenti, Adriano Galliani, në takim me pronarin Silvio Berlusconi, është akorduar që prioritet numër 1 për Milanin të jetë Didier Drogba.
Ndërsa, anësori i Udineses, Alexis Sanchez, ka deklaruar se vazhdimi i karrierës së tij tek Barcelona do të ishte ideale.
“Barcelona do të ishte një angazhim i ëndrrave. Interesimi i klubeve të mëdha më bën të mburrem, që do të thotë se unë po luaj mirë. Dëshiroj të zhvillohem, të luaj dhe të fitoj trofe, mirëpo për të pasur sukses, duhet të luaj në klubet më eminente. Shpresoj se do të kem një shans”, ka thënë Sanchez.
Udinese kërkon 30 milionë euro për kilianin.
Friday, 03 June 2011 10:33