Gjatë kohës që gazetarja franceze, Malika Menard, po regjistronte një intervistë me trajnerin e PSG-së, Lorent Blank, sulmuesi suedez, Sllatan Ibrahimoviç ka ndërprerë intervistën.
Ibrahimoviç hyri pa pritur në dhomën ku po zhvillohej intervista për emision “Paris, Le Club” për televizionin “France 3”, i mahnitur nga bukuria e gazetares, që duhet thënë është Miss France 2010. “Ed, më duhet të flas me Al Jazeera-n”, tha Ibra pasi gazetarja është imazh edhe i këtij rrjeti televiziv.
Blank pasi kërkoi falje me shaka iu drejtua gazetares duke i thënë: “Nëse i kërkon intervistë me Ibrën jam i sigurt që do të pranojë”.
Pas kësaj, sulmuesi suedez miratoi se do ta ishte kënaqësi për të nëse do të intervistohej nga bukuroshja e Al Jazeera-s. Menard u ndie në siklet pasi e gjithë vëmendja e të pranishmëve u fokusua tek ajo./shekulli/
Wednesday, 11 December 2013 20:11