Tranjeri i Chelseas, Carlo Ancelotti, ka bërë të ditur se mund të këshillohet me futbollistët para se të vendosë rreth inkuadrimit të dyshes sulmuese Fernando Torres dhe Didier Drogba
Ancelotti ka kaluar javën duke u munduar të gjejë mënyrën më të mirë për inkuadrimin e përforcimit të ri në formacionin bazë për ndeshjen e rëndësishme në Old Trafford.
Kjo do të nënkuptonte rikthimin në formacionin 4-4-2 nga ai 4-3-3, të cilin e ka përdorur shpeshherë gjatë këtij sezoni.
“Nuk jam diktator, nëse ata duan ta thonë mendimin e tyre, mund të flasin, sigurisht, ndoshta nganjëherë i pyes futbollistët nëse ndihen më mirë të luajnë 4-3-3 ose 4-4-2.”
“Mendoj se nuk kemi problem të luajmë 4-4-2 ose 4-3-3. Rezultati nuk varet nga formacioni që përdorni, rezultati varet nga motivimi që kanë futbollistët, nga shpirti i tyre të cilin e përdorin në fushë”, tha Ancelotti për mediet angleze.
Torres dhe Drogba deri më tani nuk kanë ndezur së bashku prej transferimit të spanjollit nga Liveropool në janar dhe kanë qenë titullarë në vetëm tri prej 14 ndeshjeve në Premier League.
Monday, 02 May 2011 06:45