Sulmuesi brazilian i Portos, Hulk, është objektivi i radhës i Barcelonës. Klubi katalanas duket se është i bindur të mbyllë kontratën me David Vijan në fundin e sezonit dhe dëmtimi i tij ka bërë edhe më të thjeshtë këtë zgjedhje.
Si rrjedhojë, Guardiola ka kërkuar një tjetër sulmues me peshë, i cili mund të luajë në qendër dhe t’i japë më shumë frymëmarrje Mesit në fazën ofensive, ndaj Hulk duket si zgjedhja më e goditur.
Për lojtarin ka patur interesim edhe në sezonin e kaluar por ekipi portugez vendosi ta mbante atë duke zgjedhur të shesë Falkaon. Megjithatë, katalanasit duhet më parë që të shesin Vija drejt një klubi tjetër për të blerë sulmuesin e Portos.
Shkak është klauzola në kontratën e Hulk, e cila e lejon të largohet atë para përfundimit të kontratës (2014) por klubi i ri duhet të paguaje 100 milionë euro. (LajmeShqip.com)
Saturday, 14 January 2012 15:06