Hulk u bëri thirrje tifozëve të Porto të kthehen në stadium dhe të përkrahin skuadrën në përballjen me Mançester Siti që do të zhvillohet sonte.
Sulmuesi ka thënë: “Fakti që ne luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, gjithmonë luan një rol të rëndësishëm”.
“Ne kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë për të fituar dhe ne mund t’ua bëjmë jetën e vështirë atyre. Por ne po përballemi me një rival të madh”.
“Ne i dimë cilësitë e Sitit, ata janë një nga ekipet më të mira në botë”.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ne duhet të jemi shumë të përqendruar”, deklaroi sulmuesi brazilian, i cili është përfolur si objektiv i merkatos pikërisht për klubin anglez. (LajmeShqip.com)
Thursday, 16 February 2012 12:13