Menaxheri i Fulhamit, Mark Hughes ka lavdëruar sulmuesit e Liverpool-it si dhe punën që bënë The Reds gjatë afatit kalimtar te janarit.
“Unë mendoj se mënyra se si ata kanë bërë biznes ka qenë e shkëlqyer, ata me parat e Torresit blenë dy kampionë.”
“Ata parat e Torresit i shfrytëzuan në maksimum , mendoj se Liverpool-it më shumë i ka konvenuar kjo marrëveshje pasi tani në skuadër kanë dy kampion të cilët janë përshtatur shumë shpejt dhe shumë mirë.”
“Carroll dhe Suarez janë sulmues shumë të mirë të cilët mund ta ndryshojnë çdo ekip, ata sapo kanë filluar të luajnë bashkë , partneriteti i tyre do të lulëzoj shumë në vitet në vijime.” tha Hughes.
Monday, 09 May 2011 06:55