Gara e famshme e “Daytona 500” në garat “NASCAR”, vazhdon të dhurojë incidente sa spektakolare, po aq edhe të rrezikshme. Këtë radhë, protagonist i një incidenti është bërë një emër i njohur i garave me makina, ish-piloti i Formula 1, Huan Pablo Montoja. Ky i fundit, duke dalë nga bokset, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një mjet që po pastronte pistën nga mbeturinat. Meqenëse mjeti tjetër ka qenë i mbushur me karburant, të dy makinat kanë shpërthyer dhe janë kapur flakë por fatmirësisht, si Montoja, ashtu edhe shoferi i makinës pastruese kanë shpëtuar pa dëmtime të rënda. Si rrjedhojë e kësaj përplasje, gara u ndërpre për 2 orë. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 28 February 2012 08:57