Barcelona ka konfirmuar se Aleksandar Hleb do të largohet nga Camp Nou për t’u bashkuar me Wolfsburgun, si huazim.
30-vjeçari ka pasur një kohë frustuese te kampionët e Evropës, pas transferimit të tij nga Arsenali, në korrik të vitit 2008, dhe ka shpenzuar shumë kohë si i huazuar në Stuttgart dhe Birmingham gjatë dy sezoneve të fundit.
Bjellorusi konsiderohet tepricë në planet e Pep Guardiolas, duke marrë parasysh lojtarët që janë në skuadrën e Barcelonës, prandaj ka vendosur të huazohet për të tretin sezon me radhë, por tani në Wolfsburg.
Kostoja e transferimit do të varet nga numri i lojërave. Hleb ka qenë i mënjanuar me një dëmtim në gju, që e mori në St Andrews, dhe do të bashkohet me ekipin e tij të ri kur të jetë i aftë plotësisht. (LajmeShqip.com)
Thursday, 01 September 2011 09:57