Trajneri i Zvicrës, Otmar Hitzfeld, beson se ish-skuadra e tij, Bajern Mynih, është një prej favoriteve kryesore për të fituar Ligën e Kampioneve në këtë sezon.
63 vjeçari pret që bavarezët të hakmerren për zhgënjimin e sezonit të kaluar, ndërsa është i bindur që ata jo vetëm do të arrijnë të dominojnë në Evropë, por do të fitojnë lehtësisht titullin edhe në Gjermani, ku dy vitet e fundit ishte Borusia Dortmund që kishte vënë diktatin e saj.
“Mendoj se Bajern i përket favoritëve për të fituar Ligën e kampione, pasi ata janë më të fortë se në sezonin kaluar”, tha Hitzfeld për “Die Welt”.
“At do të fitojnë edhe Bundesligën në këtë sezon. Forca dhe alternativat më të shumta në stol janë të shkëlqyera dhe Bajern mund të fitojë 5%-10% më shumë ndeshje se sa në sezonin e kaluar”.
“Inteligjenca e Shvajnshtajger është e cilësisë më të lartë. Ai është shpirti i skuadrës dhe i përket më të mirëve në botë. Përsa i përket trajnerit Heinkes, askush nuk mund ta drejtojë skuadrën më mirë se ai tani. Jam i sigurt se ai do të vazhdojë të drejtojë ekipin edhe në vitin e ardhshëm”, deklaroi Hitzfeld. (LajmeShqip.com)
Sunday, 30 September 2012 10:22