Gonzalo Higuain i afrohet shumë Arsenalit, pasi mediat angleze raportojnë se babai i tij ka gjetur akordin me klubin anglez. “Daily Mail” raportoi se argjentinasi është gati të transferohet në Londër dhe ka nënshkruar një akord paraprak për kontratën e ardhshme.
Sipas marrëveshjes, Higuain do të përfitojë 7.2 milion euro në sezon, një shifër që e bën atë mes lojtarëve më të paguar në Angli. Njëkohësisht, Arsenali është gati të thyejë rekordin e klubit për transferimet, duke i ofruar Real Madrid 25 milion euro për kartonin e futbollistit në fjalë. Pikërisht kartoni i lojtarit është pengesa e vetme, pasi Reali pretendon të përfitojë 30 milion euro nga shitja e tij.
Higuain ka qenë në bisedime edhe me Juventusin gjatë kësaj periudhe, por skuadra italiane vendosi të tërhiqej, duke i cilësuar të tepërta kërkesat ekonomike të 25 vjeçarit. (LajmeShqip.com)
Thursday, 20 June 2013 23:15