Kemi dhënë maksimumin në këtë edicion. Në cilëndo ligë tjetër do të ishim të parët. Kemi fituar Kupën e Mbretit, por ne gjithmonë kemi aspirata më të mëdha se sa një trofe.
Në Ligën e Kampionëve arritëm deri në gjysmëfinale, ku na eliminoi një skuadër e shkëlqyer, derisa në kampionat kemi gati 90 pikë. Për këtë arsye mendoj se edicioni ynë është mjaft i mirë dhe i pranueshëm.
“Trajneri dhe futbollistët kanë dhënë maksimumin që këtë skuadër ta dërgojnë në krye të renditjes. Në fund, nuk ia arritëm këtij qëllimi, por jemi të kënaqur dhe shpresojmë se edicioni tjetër do të jetë më i mirë. Tani është e rëndësishme që të çlodhemi dhe të përgatitemi sa më mirë për edicionin e ri.”
Wednesday, 18 May 2011 15:21