Sulmuesi Gonzalo Higuain, tha se ekipi është i lumtur për Cristiano Ronaldo, ndërsa pikëllimin e tyre është se si është e mundur qe me 90 pikë dhe Ronaldo afër 40 golave nuk është fitues i La Ligas.
“Pipa” përsëri ka referuar për të shokun i tij i ekipit, Cristiano Ronaldo, duke pasur parasysh se meriton Këpucën e Artë, ai citoi “Cristiano e meriton me shumë se çdo kush Këpucën e Artë”
Ai gjithashtu nuk ngurroi që të lavdëroi ekipin e ti. “Në kampionat kemi pasur paraqitje te mira, dhe nuk është normale qe ne e humbëm titullin, sezoni i jonë është e pranueshme sepse ne fituam “Kupën e Mbretit”, edhe pse qëllimi ishte Liga e Kampionëve,” tha ai.
Ndërsa Higuain, pret shumë nga Sahin. “Ne presim kontributin e Nuri Sahin që do të sjell nga Dortmund.”
Ndërsa mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo ka lavdëruar eksplodimin e Cristiano Ronaldos pas fitores kundër Villarreal.
Ronaldo shënoi dy herë duke numëruar 38 gola, njëjtë me sulmuesin e Athletic Bilbaos, Telmo Zarra në sezonin 1950/51 dhe Hugo Sanchez më 1989/90.
“Jemi të gjithë të lumtur për Ronaldon sepse ai është barazuar me Hugo Sanchez dhe me Zarran, nga 38 gola në La Liga, por jemi të lumtur për të gjithë ekipin. Mund të arrijmë gjëra të mëdha duke punuar së bashku”, u shpreh Marcelo.
“Është gjithmonë vështirë të fitosh në këtë stadium. E dinim se ndeshja do të ishte e komplikuar, por ne dhamë maksimumin. Dëshiruam një fund të mirë të këtij sezoni. Sot luajtëm mirë kundër një rivali të shkëlqyer”, deklaroi Marcelo mbi fitoren kundër Villarreal.
Tuesday, 17 May 2011 09:00