Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, i cili po qëndron me kombëtaren e tij, përsëri shprehu dëshirën që ta ketë Agueron në ekip.
”Unë do të doja gjithsesi ta kem Agueron në ekipin tim, të luaj përkrah tij është madhështore, ai është një lojtar i shkëlqyer, por kjo nuk varet nga unë, por nga presidenti”, ka thënë Higuain.
Sergio Aguero, tashmë i ka treguar klubit të tij, se nuk dëshiron më të qëndrojë, e klauzola e tij është 45 milionë, shifër kjo që nuk e tremb Perezin, por ekziston problemi se drejtuesit e Athleticos nuk duan ta shesin tek rivali i qytetit.
Ndërsa, ish futbollisti i Real Madridit, Ruben De La Red, i cili u largua nga futbolli për shkak të problemeve me zemër, dha një intervistë rreth Mourinhos.
Ai zhvilloi një bisedë me “Días de futbol”, ku ndër të tjera tha se “Mourinho nuk duhet të flasë për gjyqtarët. Një trajner i Madridit nuk duhet ta bëjë këtë”.
“Unë besoj se Florentino ka thënë se ai e dëshiron Ligën e Kampionëve dhe Mourinho është trajneri më i mirë, dhe në qoftë se ju duhet të zgjidhni midis trajnerit dhe drejtorit sportiv, unë mendoj se përgjigja është dhënë tashmë”, tha ai, kur u pyet në lidhje me Jorge Valdanon, i cili u shkarkua nga posti.
Thursday, 09 June 2011 14:03