Sulmuesi i Argjentinës, Gonzalo Higuain, ka deklaruar se lojtarët e reprezentacionit të Argjentinës janë të gatshëm të vdesin në fushë, në ndeshjen kundër Costa Ricas për të siguruar plasmanin në çerekfinale.
“Jemi të vetëdijshëm se ky është një moment i vështirë për ne. Do të luajmë për jetë a vdekje kundër Costa Rica dhe klasifikimi në xhiron e ardhshme varet vetëm prej nesh”, ka thënë El Pipita.
Tani e kemi radhën të tregojmë se jemi serioz për të fituar “Copa America”. Të gjithë 90 minutat duhet të luajmë me presing. Ditën e hënë është ndeshja vendimtare për ne”, ka thënë sulmuesi i Real Madrid.
Sunday, 10 July 2011 14:54