Higuain: Dua te jem pjesë e Realit deri ne fund Gonzalo Higuain i cili nuk ishte shumë prezent në fushë në ndeshjet e Realit ai ka cituar se dëshiron që të jetë pjesë e Realit deri në fund të karrierës, pasi sipas ti ishte ky klub dhe ky president që i dha gjithçka që te jetë në skuadrën më të mirë në botë.
“Nuk ka rendësi se cili luan unë, Benzema apo Adebayor që të dy janë fantastikë ndërsa unë jam këtu sepse pata një lëndim të rëndë dhe jam duke stërvitur që të rikthehem në formën time më te mirë.”
“Asnjëherë nuk e kam menduar largimin sepse kjo është jeta ime, ëndrra ime ishte që të luaj këtu dhe tash jam këtu dhe nuk mund t’ia lejoj vetes që të largohem nga realiteti i ëndrrës time.“
“Janë këta dy faktor qe jam këtu, presidenti dhe klubi për te cilët mund të shkrihem në fushë, Perez është njeri më i mrekullueshëm në futboll ai gjithmonë me ka telefonuar duke u shprehur “Higuain si ja kalon me rikuperim, eja na duhesh më shpejt” dhe kur i dëgjon këto fjalë është sikur të jesh në mrekullinë e 8-të përfundoi Higuain.
Ndërsa Cristiano Ronaldo sulmuesi i Real Madrid, është i kënaqur që ka arritur shifrën ”e 41 golave” dhe tha se do të jetë ”shumë vështirë” për të përsëritur përsëri ketë qe ka ndodhur ne ketë sezon, dhe shprehet shumë i lumtur që ka shënuar aq shumë gola për një sezon të vetëm.
“Mourinho ka kërkuar që ne të shënojmë më shumë se 100 gola. Unë jam shumë i lumtur, dhe i falënderoi të gjithë, tifozët lojtarët dhe sidomos Pepe” ndërsa Pepe iu përgjigj vetëm duke qeshur
“Po, unë jam i lumtur. doja të bëja përsëri ketë, unë jam shumë i lumtur dhe falënderoj kolegët e mi qe kam arritur këtë shifër. Unë jam i lumtur jam golashënuesi rekord ne Spanjë. Do të jetë shumë e vështirë për te përsëritur. Është e vështirë, por unë do te provoj përsëri “tha.
“Unë nuk jam 100% i lumtur , sepse ne kemi fituar vetëm një kupë ketë sezon dhe qëllimi kryesor ishte Liga e Kampionëve dhe kur është ne pyetje klubi interesat e mia personale hedhen poshtë nga ana ime ”, përfundoi Cristiano Ronaldo.
Edhe Joselu i falënderohet CR7, Lojtari i ri i Real Madridit, Joselu i cili shënoi gol në debutimin e tij me fanellën e Los Blancos në ndeshjen kundër Almerias e falënderon shumë Mourinhon i cili beson shumë te të rinjtë dhe i është shumë mirënjohës Ronaldos për atë pasim që i bëri atij.
“Unë jam shumë i lumtur. Trajneri çdo herë ka besuar te ne. Ai e futi në lojë një të ri dhe unë e bëra atë në mënyrën më të mirë të mundur”.
“Ronaldo më bëri mua një pasim tepër të mirë. Në atë moment kisha 100 nerva por e paramendova që mund të shënoja. Unë i dhashë atij një përqafim në shenjë mirënjohjeje”, tha Joselu pas takimit.
Monday, 23 May 2011 09:14