Gonzalo Higuain beson se Real Madrid mund të kthehet përsëri në luftën për titullin kampion dhe mund t’ia marrë atë nga duart skuadrës së Barcelonës, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë.
Sipas tij, askush prej madrilenëve nuk ka hequr dorë në luftën për titull, ndonëse katalanasit janë shkëputur me 11 pikë në kreun e klasifikimit.
“Ne jemi shumë pikë larg tyre dhe po konkurrojmë ndaj skuadrave të mëdha, por nuk kam dyshim se kjo skuadër është në gjendje të fitojë përsëri titullin”, ishin fjalët e Higuain për “AS”.
“Ishim në një pozicion të njëjtë kur mbërrita këtu, por e përfunduam sezonin duke fituar titullin. Duket gjë e çmendur por unë nuk kam dyshime se mund ta bëjmë përsëri një gjë të tillë”.
“Nuk është më vetëm në dorën tonë, do të na duhen edhe rezultatet negative të kundërshtarit. Por ne kemi një skuadër që do të luftojë deri në fund, kjo është ajo që do të bëjmë”, ishte premtimi i sulmuesit që shënoi 7 gola në 10 ndeshjet e para të kampionatit, por që atëherë është duke u riaftësuar nga një dëmtim. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 27 November 2012 16:10