Trajneri i reprezentacionit të Turqisë, Guus Hiddink ka pohuar kontaktet e tij të shpeshta me Chelsea.
Ai është i lidhur ngushtë me kalimin e mundshëm të tij tek Chelsea, trajneri holandez ka qenë tek Chelsea në vitin 2009 deri sa ka drejtuar reprezentacionin e Rusisë.
“Mirë funksionoj me Chelsea. Që kur jam larguar nga Londra, e kam sugjeruar klubin rreth problemeve të ndryshme. Nuk ka harxhuar shumë kohë dhe këtë e kam kombinuar mirë me reprezentacionin e Turqisë. Nuk ka pas kurrfarë problemi.” ka thënë Hiddink.
Gjithashtu Pas Chelseas edhe Manchester United i është bashkëngjitur garës për ta ofruar në skuadër lojtarin kroat.
Kroati 25 vjeçar ka thënë për Daily Mail se është shumë i lumtur te Tottenham. Por Tottenham ka humbur një vend për në Ligën e Kampionëve dhe mund të largohet nëse ndonjë skuadër bën ofertë të mirë.
Çmimi aktual për Luka Modric është 25 milionë funte dhe Chelsea mund ti japë menjëherë keto para për të.
Por megjithatë ekziston mundësia që ai ti bashkohet Manchester United pasi këta të fundit kanë shfaqur interes për të.
Monday, 23 May 2011 09:16