Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, ka nënvizuar rëndësinë e holandezit dhe është i kënaqur që ai është afër të rikthehet përsëri, por këmbëngulë se çdo lojtar është i rëndësishëm.
Roben është aktualisht i padisponueshëm për shkak të lëndimit, por Heynckes shpreson ta ketë anësorin për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit, më 14 shtator.
“Unë besoj se Arjen do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve,” tha Heynckes për faqen zyrtare të Bayernit.
“Natyrisht, ne kemi nevojë për atë, veçanërisht në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Megjithatë, çdo lojtar i Bayernit është i rëndësishëm, sepse ne jemi një klub shumë ambicioz. Merrni shembull Thomas Muller, i cili u kthye në një performancë të klasit botëror për Gjermaninë kundër Austrisë”.
“Ai është në formë shumë të mirë fizike tani. Ai kaloi 30 minuta trajnim të hënën, dhe dhimbja e tij pothuaj se tërësisht është larguar. Ne do të duhet të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë me këtë problem”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 07 September 2011 21:46