Në dhjetë ditët e ardhshme, parashihet të merret vendimi se a do të qëndrojë Miroslav Klose tek Bayerni.
Rummenigge deklaroi për Bild: Ne do të mbajmë bisedime këtë javë. Edhe lojtari ka dëshirë të dijë, se si do të jetë e ardhmja e tij, që të planifikojë më pas.
Klose kërkon një kontratë për 2 vite, Bayerni i ka ofruar deri më tani vetëm për 1 vit, por trajneri i ri, Jupp Heynckes, ka biseduar gjatë me Klosen dhe ka dëshirë ta mbajë atë.
Për dallim nga Van Gaali, Heynckes përdorë rotacione. Gjasat janë të mëdha që Klose të qëndrojë edhe dy vite.
Po që se dështon marrëveshja, atëherë Juventusi dhe Valencia kanë interes të madh për Klosen.
Ndërsa, duke komentuar sezonin në përgjithesi, Ribery tha: “Ky sezon ka qenë më i mirë se i vjetshmi, por prapë jam larg formës që kisha nën drejtimin e Hitzfeld.”
Ai ishte Ribery i vërtetë, blerja e Neuer është fantastike, ndërsa Boateng është një përforcim shumë i mirë. Do të isha i kënaqur nëse do ta merrnim, kemi nevojë për blerje të reja në këtë mërkato”.
Wednesday, 18 May 2011 11:28