Totenhem tani është vetëm tre pikë larg kreut të tabelës në Premier Ligë pas fitores kundër Evertonit dhe Harri Redknap mendon se tani presioni është mbi Mançester Siti në garën për titullin. Aron Lenon dhe Benua Asu-Ekoto shënuan në ndeshjen e të mërkurës për të ngjitur Totenhemin vetëm tre pikë larg kreut.
Redknap tha: “Siti ka qenë në gjendje të shpenzojë për titullin, tani presioni është mbi ta, por edhe në ne jemi të varur nga ata”. Londinezët janë tre pikë prapa Sitit dhe me pikë të barabarta me Junajtid.
Redknap këmbëngul se për skuadrën e tij misioni është ende i mundur. Ai shtoi: “Asgjë nuk është e pamundur. Ne nuk jemi në Ligën e Kampioneve, por thjesht tani ne mund të themi diçka për Premier League. Unë nuk do të vendos presion mbi lojtarët, por ata besojnë se ne e kemi një shans”. (LajmeShqip.com)
Thursday, 12 January 2012 13:34