Të gjitha mediet kanë qenë të pranishme në stërvitjen e Barcelonës. Prandaj është logjike që gjithçka është shikuar dhe shumë foto janë bërë. Pra, Barcelona sapo ka mbaruar stërvitjen, ku Guardiola bashkë me ekipin e tij kanë krijuar një atmosfere të relaksuar.
Ajo që ka rënë në sy, në stërvitjen e djeshme, është vizita e heroit të vitit 1992, Ronald Koemanit, i cili ishte autori i golit të vetëm ndaj Sampdorias, në finalen që u zhvillua ne Wembley. Ardhja e tij në stadium ishte shumë emocionale. Sapo ka hyrë në stadium, është përqafuar me Guardiolan.
Por, një ngjarje negative ka ndodhur sot në stervitje. Pedro Rodriguez, ka pasur disa probleme me këmbën e tij dhe normale që me këto probleme nuk është e sigurt nëse ai do të luajë apo jo. Fytyra e Pedros tregonte vetëm dhimbje.
“Pep Guardiola ka bërë një punë shumë të vështirë në këto vite të fundit dhe mua nuk me duket aspak e papritur nëse ai largohet pas finales së Ëembley-t”, ka thënë Cruyff për La Gazzetta dello Sport.
Ndërsa, në një konferencë për shtyp, Pep Guardiola e ka hedhur poshtë këtë gjë, duke thënë se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona. Ai theksoi se dëshiron që të qëndrojë edhe një vit.
“Unë sot duhet të flas për të ardhmen time. Unë kam një kontrate 1-vjeçare me këtë ekip dhe do ta respektoj këtë kontratë”.
“Ne kemi ardhur që 4 ditë këtu, dhe ndjehemi shumë të qetë. Për sa i përket fjalimit te Fergusonit, i cili tha se dëshironte që të me transferonte mua tek Man.Utd kur isha lojtar, mund të them që nuk kam qenë në dijeni për këtë, se po ta kisha ditur do kisha shkuar tek Manchesteri”.
“Atëherë, për sot unë i kam të gjithë lojtarët në një gjendje të mirë fizike dhe e dimë shumë mirë se nëse do të luajmë me nivelin e vitit 2009 ne nuk do të fitojmë”.
“Nuk e di nëse do të fitojmë apo do të humbasim. Çdo gjë mund të ndodhë, por unë përsëri do të ndjehem krenar me lojtaret e mi, në çdo lloj rezultati. Manchester United, është një ekip shumë i kompletuar. Mund të them që është ekipi më i kompletuar që kam parë ndonjëherë”, tha ai.
Saturday, 28 May 2011 09:35