Henrik Larson ka lënë pas pensionin për t’u kthyer përsëri në futbollin aktiv, në moshën 41 vjeçare. Ish-sulmuesi i famshëm i Suedisë, me një të kaluar në skuadra si Barcelona e Mançester Junajtid, tani luan te skuadra e kategorisë së katërt, Hogaborg, e cila fitoi 4-2 ndaj Tenhult në fundjavë dhe ku djali 15-vjeçar i sulmuesit, Xhordan, ishte ai që shënoi një nga golat e kësaj sfide.
“Nuk kombinuam shumë me njëri-tjetrin por sigurisht që jam krenar. Është një luks i rrallë të të jepet mundësia të luash përkrah djalit tënd”, deklaroi futbollisti që ka fituar “Këpucën e Artë” në Evropë në vitin 2001 dhe Ligën e Kampioneve me Barcelonën në vitin 2006.
Djali i tij, Xhordan, që tani ndiqet me vëmendje nga klube të njohura në Evropë, por duket se ai do të shkojë fillimisht te Helsingborg, klub ku edhe babai i tij u bë i famshëm.
“Unë u argëtova shumë, ndoshta herën tjetër do të jap një pasim për të”, tha 15 vjeçari që luan si mesfushor organizator. (LajmeShqip.com)
Thursday, 20 June 2013 09:14