Mynih – Jup Hejnkens do të jetë trajneri i ri i Bajernit të Myninut. Lajmi, i cili qarkullonte prej kohësh në ambientin e futbollit gjerman, më në fund është zyrtar.
Trajneri aktual i Bajern Leverkusenit ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin bavarez, duke shënuar rikthimin e tij në drejtimin e bavarezëve pas largimit në verën e 2009-tës, kur si zëvëndësues i Jurgen Klinsman fitonte titullin kampion në Bundesligë për t’u zëvendësuar më pas nga trajneri Luis Van Gal.
Pikërisht holandezi do të jetë emri që Hejnkens do të zëvendësojë aktualisht në krye të pankinës së kampionëve të Gjermanisë, me objektivin e qartë për të risjellë jo vetëm titullin kampion në “Allianz Arena”, por, njëkohësisht, edhe për të udhëhequr skuadrën në Uefa Champions League, në rast të një kualifikimi të mundshëm, meqë finalja e vitit të ardhshëm do të zhvillohet pikërisht në Mynih.
Friday, 25 March 2011 15:32