Pas kritikave nga Jose Mourinho për paraqitjet e tij në javët e para të Premier Ligës , Hazard tani kritikohet edhe nga selektori belg për paraqitjen e tij ndaj Qipros.
Përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots, e ka kritikuar Eden Hazardin për performancën e tij ndaj Qipros, duke thënë se ai ishte më i dobëti në fushën e lojës, edhe pse lojtari e shënoi golin e fitores për belgët.
“Ai ishte më i dobëti sonte”, u tha Wilmots gazetarëve.
“Kam menduar ta zëvendësojë atë, por në dhjetë minutat e fundit ai e ka aftësinë për t’a bërë atë. E njejtë ishte edhe në Kampionatin Botëror”.
“Natyrisht që pres më shumë nga ai, por ai do të përparojë me kalimin e stinorit”, shtoi Wilmots
Monday, 07 September 2015 12:03