Menaxheri i Eden Hazard ka konfirmuar se futbollisti ka gjetur akordin personal me Çelsin, Mançester Sitin dhe Mançester Junajtid, por belgu nuk ka vendosur ende përfundimisht se ku do të vazhdojë karrierën e tij.
Lojtari i dha lamtumirën skuadrës së Lilës duke shënuar 3 gola në suksesin 4-1 të skuadrës së tij në javën e fundit të kampionatit, ndërsa mendohej se në atë moment ai do të tregonte destinacionin e tij.
Dy klubet e Mançesterit dukeshin si pretendentë kryesorë për të siguruar firmën e lojtarit, por futbollisti 21 vjeçar pranoi se suksesi i Çelsit në Ligën e Kampioneve e “bën të hezitojë”.
Ani mendohet se londinezët janë në avantazh, me Sitin dhe Junajtid që refuzuan kërkesën e lojtarit për një rrogë prej 200 mijë paund në javë, por menaxheri i futbollistit, Xhon Biko, deklaroi sot se lojtari ka akord me të tre klubet e përmendura.
“Nuk jemi më në fazën e negociatave. Kemi gjetur marrëveshjen me secilën nga palët”, tregoi ai për “Daily Telegraph”. “Eden ka bërë të qartë se dëshiron që të zgjidhë gjithçka para datës 2 qershor. Ai do të vendosë pas ndeshjeve të Belgjikës me Malin e Zi dhe Anglinë e më pas të shkojë në pushime me mendjen e ndarë”. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 23 May 2012 16:01