Legjenda e Liverpoolit, John Aldrige ia ka tërhequr vërejtjen Chelseat, se një menaxher i ri, një sistem i ri dhe një para-sezon i plotë, nuk do të jenë të mjaftueshme për ta kthyer Torresin e vjetër.
“Të gjithë duket se po thonë se ai do të kthehet në formën më të mirë sezonin e ardhshëm, por unë nuk mendoj kështu. Nuk mendoj se Torres mund të kthehet në atë që ishte te Liverpooli, dy vjet më parë. Ai ka humbur shpejtësinë. Natyrisht, ai do të shënojë gola, por jo në çdo ndeshje ashtu siç bëri te Liverpooli, ku ishte fantastik. Tifozët e Chelseat nuk duhet ta presin ashtu siç janë mësuar. Ai nuk ka luajtur mirë që një kohë të gjatë”, tha Aldo.
Monday, 11 July 2011 13:34