Hargreaves është në dispozicion në një transferim të lirë pas largimit nga Manchester United, gjatë kësaj vere, pas një dëmtimi të që e rrënoi atë në Old Trafford.
“Baggies” janë të gatshëm t’i ofrojnë Hargreaves një tjetër skuadër në Premier League dhe Hodgson ka zbuluar se drejtori sportiv i klubit, Dan Ashworth, ka qenë në diskutime të mëtejshme me ish-lojtarin e Anglisë, në lidhje me një transferim në Haëthorns.
“Dan Ashworth ka pasur bisedime të mëtejshme me të dhe bisedimet kanë qenë relativisht pozitive,” tha Hodgson.
”Ne besojmë se ai është i aftë të luajë futboll përsëri dhe ne jemi shumë të interesuar për të.”
I pyetur nëse Hargreaves ka pasur një vizitë mjekësore, Hodgson u përgjigj: “Po, nëse ai do të bashkohet me ne sigurisht se ai do të ketë një vizitë mjekësore të duhur me të gjitha skanimet, ne ende nuk e kemi bërë atë.”
“Nëse ndonjëherë vjen dita kur ai do të jetë më pranë nënshkrimit të një kontrate, ai do të duhet të kalojë nëpër një test mjekësor më rigoroz, por unë besoj vendosmërisht se ai do ta kaloj me lehtësi”, tha ai.
“Alex dhe Owen ishin të etur për t’i treguar mjekut se gjuri ishte mirë.” (LajmeShqip.com)
Friday, 19 August 2011 18:39