Manchester United janë në bisedime me Sportingun e Lisbonës për gardianin Rui Patricio.
Sir Alex Ferguson është në treg për një gardian të ri pasi 40-vjeçari, Edwin San Der Sar, nuk pranoi për ta shtyrë pensionimin edhe për një vit.
Fergie pasi humbi një mori objektivash për një gardian që do të ishte i denje për të zëvendësuar Van Der Sar-in, tani ka vendosur objektivat e tij në Portugali, pikërisht tek ylli i Spotingut te Lisbonës, Patricio.
Patricio, 24-vjeçar, ka qenë në radarin e Djajve që nga viti 2009.
Man Utd i kanë thënë klubit portugez se ata mund të paguajnë vetëm 6 milion funte për Patricion.
Megjithatë, Sporting janë të vetëdijshëm për nevojën qe kanë Djajtë për të gjetur një zëvendësim për Van der Sar-in dhe ata besojnë se mund te arrihet një kompromis, mirëpo fillimisht do ta shohim ofertën e më pastaj do flasim për detajet e tjera.
Monday, 25 April 2011 12:55